E pazakontë në Sarandë, shoferi i kafshon dhe këput veshin pasagjerit

01:06 | 12 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 53-vjecar pasi gjatë një konflikti të çastit ka kafshuar në vesh një shtetas tjetër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur dje në lagjen Nr.1 të Sarandë teksa Hajri Cako me profesion shofer, ka kafshuar në vesh shtetasin Apostol Sinan, banues në Berat.

Sipas komunikatës së policisë, 23 vjeçari i ka këputur pjesën sipërfaqësore të sipërme të veshit

“Më datë 10.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H. Ç, 53 vjeç, pasi dyshohet se në lagjen Nr.1 Sarandë, për motive të dobëta, i ka shkaktuar dëmtime në vesh shtetasit A.S., banues në Berat. Neni 88/1 Kodit Penal” thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë./lapsi.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme