E ngarkuara me punë e SHBA-s në Shqipëri, Nancy VanHorn, ka zhvilluar një takim këtë të premte me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë, ku janë shpërndarë edhe disa foto nga takimi, theksohet se VanHorn ka rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin, shkruan A2 CNN.
“Sot, E Ngarkuara me Punë e SHBA u takua me Kryeministrin Edi Rama për të përgëzuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes vendeve tona si Aleatë në NATO dhe partnerë strategjikë. Zonja VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.
Takimi u zhvillua në vilën qeveritare në qendër të Tiranës, që njihet si vila 30, e përdorur dikur nga ish kryeministri i diktaturës Mehmet Shehu.
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut