Jorida Davidhi ka denoncuar sot në emisionin “Stop” se në vitin 2013 ka marrë një kredi të butë përmes Bashkisë Tiranë dhe një institucioni financiar. Ajo tregon se ka arritur që të merrte një banesë me kredi dhe ka lënë një pronë tjerë si kolateral në bankë. Prona ka qenë e regjistruar në hipotekë dhe ajo ka dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme për të marrë kredinë.
Davidhi ka marrë dhe një ekspert për të plotësuar të gjitha dokumentet dhe gjithçka dukej se ishte në rregull. Pas shumë procedurave banka i ka aprovuar kredinë prej 3 milionë Lekë të rinj. Lidhur me këtë rast Panajot Soko shpjegon se ekspertët veç vlerësimit verifikojnë edhe regjistrat në hipotekë.
“Në një situatë normale, është pjesa e garancisë së investimit në bankë duhet një ekspert. Ky ekspert ka si detyrë të tij ka verifikimin e gjendjes së aktit. Pra ai verifikon ekzistencën e shtëpisë dhe disponueshmërinë e shtëpisë dhe regjistrimin zyrtar të pronës që të jetë e lirë. Eksperti shërben si bazë për bankën për të dhënë kredinë”, tregon Soko.
Por kur duket se çdo ishte në rregull në shtëpinë e Jorida Davidhit ka shkuar përmbaruesi dhe i ka thënë që të dilte nga shtëpia pasi banesën e saj e kishte lënë si kolateral një person tjetër.
“Përmbarimi erdhi dhe më nxori nga shtëpia. Unë shkova tek banka dhe më thanë se isha në rregull dhe se mund të kishte një ngatërrese nga përmbarimi”, shprehet denoncuesja.
Pas disa kërkimesh rezulton që prona është dyqan dhe dokumentet e Joridës nuk ishin për atë pronë por për dyqanin poshtë pallatit. I gjithë problemi sipas denoncueses ka nisur nga banka, e cila nuk ka verifikuar dokumentet dhe nuk i kishin dhënë zgjidhje.
Pas denoncimit në “Stop”, Jorida Davidhi tregon se hapi një proces gjyqësor ndaj personit, që qëndronte në katin e parë, duke fituar shkallën e parë të gjyqit. Por banka i kërkon, që të vazhdojë të paguajë kredinë.
Zonja Davidhi sot ka 8 vite që paguan kredinë dhe nga ana tjetër jeton në shtëpi me qira pasi e kanë nxjerr nga shtëpia. Avokati Kondi Ilia, shpjegon, se zgjidhja është vetëm Gjykata e Apelit. Vendimi është apeluar në vitin 2017 dhe është jashtë çdo afati ligjor./ Tv Klan
Si muzika e Krishtlindjeve mund të ndikojë në shëndetin tuaj
Lulja e Kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta patur ...
Lidhja ndërmjet ushqyerjes dhe shëndetit mendor
Zgjidhet telefoni më i mirë Android për vitin 2024
Ylli i Interit, Pavard uron Krishtlindjet nga Kosova
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ga...