Në datën 8 Maj 2018 emisioni “Stop” transmetoi rastin e abuzimit seksual të një miture nga ana e burrit të hallës, Rezmi Turhani. Por edhe pse historia e fortë u provua me zë e me figurë, abuzuesi arriti të dalë pa u lagur nga drejtësia. Policia dhe Prokuroria e Beratit nuk regjistruan procedim penal për Rezmi Turhanin, duke dalë në kundërshtim me ligjet dhe Kodin Penal.
Një ditë pas transmetimit të rastit në emisionin “Stop”, Rezmi Turhani bëri kallëzim për një letër kërcënuese që i kishin vendosur në makinë, ku thuhej se nëse nuk do të paguante 20 mijë Euro, do ta varrosnin. Çështja e tij u regjistrua pranë Prokurisë Berat, duke u përdorur në këtë mënyrë dy standarde nga institucionet ligjzbatuese.
Gazetari i emisionit “Stop” iu drejtua Policisë Berat për të verifikuar se çfarë ka ndodhur me denoncimin e abuzuesit Turhani.
Gazetari – Për këtë rast, që ka denoncuar Rezmiu, janë bërë të gjitha procedurat? Janë referuar?
Efektivi i policisë – Po, po! Gjithë procedurat.
“Dje më thirrën në komisariat për letrën që gjasme e kisha kërcënuar unë Rezmi Turhanin”, u shpreh e mitura e abuzuar seksualisht.
Opgj Berat – Urdhëro xxx! Po kam nevojë për ty, por bashkë me mamanë, për të mbaruar nja dy veprime. Po të sqaroj këtu, të mbarojmë nja dy veprime, që i ka lënë detyrë prokurori ashtu. Ti merr mamanë, flasim këtu bashkë, jo nga telefoni. Dakord?
Gjithashtu një qytetar tregoi se pas transmetimit të kësaj çështjeje në emisionin “Stop”, Rezmi Turhani e ka denoncuar me pretendimin se e ka kërcënuar nëpërmjet një letre. Ai nëpërmjet kamerës së fshehtë, shfaqi me zë dhe figurë sesi Policia e Beratit vijonte ta ndiqte këtë çështje, madje duke i thirrur personat disa herë për të marrë shenjat e gishtave dhe kaligrafinë.
Opgj Berat – Të kam thirrur për të marrë mostrat e shkrimit, sipas detyrës që na i ka lënë prokurori.
Qytetari – Si?
Opgj Berat – Për të marrë mostra shkrimi.
Qytetari – Aaa… Ok! Se unë erdha edhe herën e parë për këtë çështje. Unë tani nuk mund të vij, të le punën gjithmonë…
Opgj Berat – Po shumë mirë! Bëj urdhër- thirrje unë! Të duhet ndonjë urdhër- thirrje?
Qytetari- Po, mund të ma dërgosh herës tjetër me postë zyrtare, siç e dërgon prokuroria, gjykata apo tjetra, se unë s’mund të vij me një telefonatë tani, se mua po më shkatërrohet puna.
Opgj Berat – E do urdhërin e thirrjes tani? Ta jap?
Qytetari- Po ma dhe mirë do bësh, se nuk është hera e parë që unë vij për Rezmi Turhanin, të cilat kanë dalë të gjitha kallëzime të rreme.
Gazetari i emisionit “Stop” tha se kjo vepër penale është regjistruar pranë Prokurorisë Berat dhe kanë nisur hetimet, ndërkohë që duhet të hetohet vetëm nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, çka e parashikon edhe neni 109/b për “shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Por nga ana tjetër, kjo prokurori nuk ka nisur procedim penal ndaj Rezmi Turhanin për përndjekje, vepër e faktuar nga kamera e fshehtë e emisiont “Stop”. Sipas nenit numër 121/a të Kodit Penal, kërcënimi apo ngacmimi i një personi me anën e veprimeve të përsëritura dënohet me burgim nga gjatë muaj deri në katër vjet. Por nëse kjo vepër kryhet nga një person që ka pasur lidhje shpirtërore me të dëmtuarin, dënimi rritet me një të tretat e dënimit të dhënë.
Gazetari i emisionti “Stop” u interesuar pranë Policisë Vlorë edhe për denoncimin e të miturës për këtë vepër penale, por përgjigjia që mori ishte tregoi që ky institucion është në kundërshtim të plotë me ligjin.
Gazetari – Rezmiu nuk është arrestuar, pasi e kemi nxjerrë ne… në dijeninë tuaj?
Efektivi i policisë – Në dijeninë time jo, jo, jo!
Gazetari – Ndonjë procedim është nisur nga ju për përndjekjen që i ka bërë të miturës? Që i thoshte: hajde në taksi të vemë tek noteri të heqim kallëzimin, të bëjmë këtë?
Efektivi i policisë – Në dijeninë time jo!
Në lidhje ne këtë fakt, e mitura u shpreh: “Rezmi Turhanin nuk e futën fare brenda!”
Pra, pavarësisht thirrjeve të shumta për apel nga emisioni “Stop” për të vendosur drejtësinë në vend, një pedofil endet i lirë, duke patur mundësinë për ta ringacmuar të miturën e abuzuar prej tij./tvklan.al
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...