Policia e Fierit ka vënë në pranga një 51-vjeçare, e dënuar edhe më parë për mashtrim.
Ajo i ka marrë një shtetasi 7500 euro.
Liljana Llapashtica, 51 vjeçe, nga Radostina-Vadhizë, Fier njihet si fallxhore në zonë. Më 30 prill ajo i ka marrë një 44-vjeçari nga Patosi sasinë e parave duke e mashtruar.
“Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në datë 08.06.2018 ka nxjerrë Urdhër për ndalimin e saj, sepse në datë 30.04.2018 i ka marrë me anë të mashtrimit 7500 Euro shtetasit A.I, 44 vjeç, banues në Patos”, thotë policia e Fierit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Mashtrimi”./tch
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...