Google ADS

E martë, rënie e lehtë temperaturash

07:33 | 27 Gusht 2019
Arbresh.info

27 gusht 2019: Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga rreshje shiu të izoluara në lindje dhe zonën qëndore formën e stuhive dhe shkarkesave elektrike për shkak të kontrastit të masave ajrore me veti të ndryshme fizike.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 6-8 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,3–0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të lehtë.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 18/31°C

Zonat e ulëta 18/36°C

Zonat bregdetare 22/32°C

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme