Në aktivitetin “Vjena përshëndet Tiranën” ku mori pjesë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj konfirmoi se nuk do të ketë një kullë në ndërtimin e Teatrit Kombëtar.
“Unë kam një lajm të mirë sot. Ne tashmë e kemi marrë një vendim, nuk është sekret. Tirana do të ketë një Teatër Kombëtar modern, pa kullë sipër, në vendin ku është teatri sot do të jetë ndër më të mirët në Evropë dhe jemi të vendos që në kohë rekord ne ta zhvillojmë këtë projekt. Ju premtoj sot publikisht që në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, me Kryeministrin, me ministren e Kulturës dhe të gjithë dashamirësit , ne do të kemi një Teatër Kombëtar të paprecedentë në të të gjithë Europën”, theksoi Veliaj .
Kreu i Bashkisë u shpreh se sikurse të gjitha projektet e mira, kërkohet durim dhe bashkëpunim nga të gjithë. “Por si çdo projekt, sidomos projektet e sofistikuara duan durim, duan bashkëpunim. Ajo që do të shikoni sot në skenë duke filluar nga Inva Mula e gjithë të tjerët është produkti i njerëzve që i bëjnë gjërat me durim , që mundohen të bëjnë histori, jo histeri dhe nëse ne i bëjmë gjerat me durim dhe me mirëkuptim ashtu siç dukeshin të pamundur ndonjëherë sheshi “Skënderbej” apo Pazari i Ri apo këndi i lodrave apo debate të tjera që ne kemi pasur thuajse duke u kacafytur me njëri-tjetrin, që sot kanë dalë produkte të mrekullueshme. Do të jemi krenarë që fal mirëkuptimit dhe bashkëpunimit mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme që veç e veç nuk i bëjmë dot”, tha ai./Top Channel
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...