Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, të enjten, lajmëroi në një takim me strukturat e kësaj partie në Tiranë se opozita do të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale.
“Opozita e bashkuar do të dalë bashkë në zgjedhjet e ardhshme e as që po punon për të gjetur kandidatin fitues për Bashkinë e Tiranës, por e rëndësishme është platforma jonë e përbashkët për uljen e taksave që janë çdo ditë e më shumë që i marrin frymën shqiptarëve, uljen e varfërisë dhe ofrimin e një shërbimi me cilësi të lartë”, ka thënë Kryemadhi, shkruan Opinion.al.
Sipas saj, do të evidentohen të gjithë socialistët e zhgënjyer nga Rilindja dhe do bashkohen forcat progresive të të gjitha strukturave qofshin politike ose jo, në qendrat e votimit për të ngritur barrikadat e protestës dhe revoltës ndaj uzurpimit të Rilindjes që i ka bërë qytetit të Tiranës.
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë