E gjithë Shqipëria feston Pavarësinë

14:51 | 28 Nëntor 2023
K.B

Ashtu siç bënë gjyshërit e tyre në vitin 1912, traditën e vijojnë pasardhësit çdo 28 Nëntor.

Edhe në ditën e 111-vjetorit të Pavarësisë flamuri kuqezi u valvit në majën e një pishe në këtë kodër në Laç.

Ishin patriotët kurbinas të cilët e ngritën flamurin në këtë vend në vitin 1912 në të njëjtën kohë me Ismail Qemalin. Cen Shfafloqi tregon arsyen pse u zgjodh ky vend për ngritjen e flamurit.

Ndërkohë në Korçë është mbajtur mesha e flamurit në katedralen Ngjallja e Krishtit. Metropoliti i Korçës Imzot Johani ka përcjellë bekimin për flamurin ndërsa uroi të gjithë shqiptarët për festën.

Mesha e flamurit është mbajtur për herë të parë nga Fan Noli në kishën e Shën Gjergjit në Korçë në vitin 1923.

Ceremoni me ngritjen e flamurit janë mbajtur edhe në qytete të tjera të vendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme