INSTAT ka publikuar shifrat e vdekshmërisë për vitin 2016 në Shqipëri dhe shkaqet kryesore të tyre. Vendin e parë e mbajnë vdekjet natyrale, por 15.8 për qind e totalit janë vdekje nga tumoret, që kanë pësuar një rritje prej 2.1 për qind krahasuar me vitin 2015.
Ndër shkaqet kryesore të tumoreve, sipas studimeve të mëparshme, janë ndotja e ajrit dhe ushqimet e kontaminuara. Sëmundjet e gjakut janë shkaktare në 50 % të rasteve.
Aksidentet rrugore zënë 2.1 për qind, po ashtu një shifër e konsiderueshme kjo në raport me 21.388 vdekje që janë shënuar në vitin 2016.
Norma e vdekshmërisë, sipas Institutit të Statistikave, është 74,3 vdekje për 10.000 banorë.
Në numrin e vdekjeve gjatë vitit 2016, femrat zënë 47,2 % dhe meshkujt 52,8 %.
Krahasuar me vitin 2015 numri i vdekjeve ka rënë me 4,6 %.
Vdekjet natyrale zënë 87,4 % të totalit në vitin 2016, pasuar nga vdekjet e shkaktuara nga aksidentet me 2,1 % dhe ato nga vetëvrasjet 1,1 %.
Koefiçienti i vdekshmërisë amtare në 2016 ka rënë në 3,2 për 100.000 lindje të gjalla nga 9,0 që ishte në 2015.
Në vitin 2016, rreth 52,0 % e vdekjeve janë shkaktuar nga “sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut”, të cilat për këtë periudhë janë ulur me 4,2 %, në krahasim me 2015.
Ndër shkaqet e tjera që zënë peshë të rëndësishme në numrin e vdekjeve janë “tumoret” me 15,8 % të totalit. Në vitin 2016, vdekjet e shkaktuara nga tumoret janë rritur me 2,1 %, krahasuar me një vit më parë, ku nëngrupi i sëmundjeve „tumor në mushkëri? përbën 20,4 %.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh