Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i pranishëm në Konferencën e Gjashtë Kombëtare për të “Drejtën e Informimit” u shpreh se vendi ka bërë progres të madh në fushën e legjislacionit.
“Sa shumë nga gjërat që na shfaqen dhe na vihen në dukje qoftë nga publiku, qoftë nga palët me të cilat ndërveprojmë si mangësi, mund të riparohen pa ndonjë vështirësi të caktuar dhe pa nevojën e një kohe të gjatë”, tha ai.
Ai shtoi se Shqipëria ndodhet e renditur në vendin e shtatë, me një ndryshim rrënjësor nga viti 2014.
“Shqipëria ishte e 86 në klasifikim deri kur në 2014, ne hedhim hapin e parë serioz duke transformuar bazën tonë ligjore dhe sot nëse e klikoni Shqipërinë do ta gjeni në vendin e shtatë, për sa i përket legjislacionit”, shtoi ai.
Kryeministri, u shpreh më tej se e drejta e informimit është një e drejtë e garantuar me kushtetutë. Sipas tij, përgjegjës për nxjerrjen e sekreteve hetimore nga dosja nuk janë gazetarët, por vetë organi i akuzës.
“Trajtimi i informacionit, që i takon publikut, i takon medias, të gjithë të interesuarave si një e drejtë e sanksionuar me ligj, ndërkohë që trajtohet si një pushtet i ushtruar abuzivisht mbi të gjithë ata që përmenda, është padiskutim një hapësirë, një shtysë për të krijuar shumë mister, shumë thash e theme, shumë helm mbi faktet , dhe për t’i dhënë mundësi pastaj lloj lloj spekulimeve, kur faktet janë ato që janë. E drejta e informimit dhe dhënia e informacionit nuk janë sekrete hetimore. Sekretet hetimore i nxjerr prokuroria, jo gazetari. Gazetari nuk ka ka akses te sekretet hetimore” tha ai/ abcnews.al
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Kusari: Prokuroria en...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllai me postim prek...
Aksident me fatalitet në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezi...
Policia shqiptoi 1 mijë e 128 gjoba për 28 Nëntor