Kjo ishte e diela e parë ku u lejuan të hapen bizneset dhe qyetarët mund të lëviznin pa kufizim. Rrugët e kryeqytetit por dhe liqeni artificial ishte plot me njerëz të cilët lehtësimi i masave shtërnguese i kishte bërë të harronin se jemi ende në situatë pandemie.
Kjo ishte panorama e kësaj të diele në rrugët e kryeqytetit. Që prej 10 Marsit këtë të dielë të hapura ishin dhe biyneset .
Por tregtarët shprehen se nuk kanë pasur shitje.
“S’ka punë, se nuk qarkullon popullsia.”
Të shumtë ishin pa maska, madje kishte dhe nga ato që ruanin distanciomin social duke mos menduar se jemi ende në situatë pandemie.
Të moshuarit duket se e kanë shijuar më shumë lehtësimin e masave.
“Kemi 3 muaj se nuk e kemi parë qendrën.”
Por mendojnë se duhet të jemi ende të kujdesshëm pasi frika për përhapjen e covid 19 vijon të jetë ende prezente.
“Gjithë bota ruan veten, ndërsa ne jemi një cikë si trima.”
“Do të mbyllemi prapë se po grumbullohen njerëzit.”
Të shumtë ishin dhe qyetarët që këtë të dielë kishin dalë për të marrë ajër në kodrat e liqenit artificial .
Që nga dita e nesërme do të ketë lehtësim të masave ku do të hapen cerdhet dhe kopshtet dhe palestart ,ndërsa ende nuk dihet se kur do të vijojë të hapet transporti publik./oranews/
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama ...
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...
Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse