Himara pritet të votojnë këtë të diel për kryetarin e ri të Bashkisë së Himarës.
Janë mbi 23 mijë qytetarë që janë thirrur në këto zgjedhje për të votuar mes dy kandidatëve, Vangjel Tavo i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikuria i opozitës.
Të dy kandidatët do të përballen “kokë më kokë”, teksa zgjedhjet e sotme pritet të kthejnë qetësinë në Himarë pas sagës që nisi në 2023 me arrestimin e Fredi Belerit dhe më pas edhe të kryetarit në detyrë, Jorgo Goro.
Në Himarë janë 36 qendra e votimi, tek të cilat u përfundua shpërndarja e materialeve zgjedhore, kjo sipas njoftimit të kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashit. 52 policë do të jenë në qendrat përkatëse të votimit për mbarëvajtjen e situatës.
Në Himarë do të aplikohet vetëm identifikimi elektronik dhe qendrat e votimit do të jenë të monitoruara me kamera. Pas mbylljes së votimit pritet të nisë menjëherë edhe numërimi i votave.
Votimi nis në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen pas dymbëdhjetë orësh, kur akrepat të shënojnë 19:00./tch
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...