Një fëmijë 3-vjeçarë ka ndërruar jetë tri ditë pasi mori mjekim nga një dentist në një klinik private në Tiranë të Shqipërisë.
Sipas prindërve të fëmisë, ai ra në gjendje kome pas anestezisë.
Gjyshi i 3-vjeçarit ka thënë për Top Channel, se e çuan tek dentisti vetëm për të pastruar dhëmbët, por pas konsultës, mjeku dhe vajza e tij i sugjeruan operacion dhe prindërit e tij pranuan.
Sipas deklaratës së gjyshit, Guri Spahiu pasi i bënë një anestezi totale, djali qëndroi 9 orë në operacion.
“E çuam për të pastruar dhembet. Bëmë konsulte me mjekun dhe vajzën e tij, ku na sugjeruan operacionin dhe ne pranuam. Djalit i bënë anestezi totale dhe e futën në operacion, ku qëndroi 9 orë. Mjeku na tha se gjithçka shkoi mirë. Na i dha në gjendje gjumi dhe na tha se do zgjohet pas gjysmë orë. Shkuam në shtëpi dhe pas 1 orë fëmijës i hipi temperatura dhe u zverdh. Mjeku nuk hapi telefonin me. E çuam te Pediatria ku direkt e futen në intubim dhe i çanë mëlçinë sepse i kishte dalë jashtë funksionit. Pas 3 ditësh vdiq. Shteti të marrë në dorë situatën. Të vendosë drejtësi sepse në të kundërt do e marrim ne hakun e djalit”, shprehet gjyshi i 3-vjeçarit.
Ndërsa babai i fëmijës 3 vjeçar, Bledar Spahiu ka deklaruar në polici se para tre ditësh ka çuar për mjekim djalin, në një klinikë dentare private në rrugën e Kavajës dhe mjeku dentist, Roland Xhaxho i ka bërë anestezi totale për të kryer ndërhyrjen për rregullimin e dhëmbëve.
Pasi ka përfunduar ndërhyrjen, mjeku dentist i ka kërkuar që djalin ta marrë nga klinika dhe ta çojë në banesë, duke i rekomanduar edhe mjekimin që duhet të merrte.
Pasi kanë shkuar në banesë fëmija ka filluar të ndihet keq.
Prindërit e shqetësuar kanë marrë kliniken private në telefon por nuk i është përgjigjur njeri.
Duke parë gjendjen e fëmijës që po përkeqësohej ata e kanë çuar në spitalin pediatrik, te cilët duke parë gjendjen jo të mirë të fëmijës e kanë dërguar në reanimacion.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve që ta kthejnë në jete për dy ditë rresht fëmija ka ndërruar jetë në spital.
Prindërit thonë se djali ka rënë në gjendje kome pas anestezisë. Por priten rezultatet e ekspertizës mjeko ligjore të autopsisë, për të vërtetuar shkakun e ndarjes nga jeta të fëmijës 3 vjeçar të familjes Spahiu.
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...