Vdes papritur teksa ishte në një festë ditëlindje dhe po luante me fëmijët e tjerë vajza 5-vjeçare e një shqiptari dhe me nënë italiane.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të dielës, kur siç raportojnë mediat italiane, e mitura teksa po luante me fëmijët e tjerë u ndje keq, u zbeh, i dolën pulla në lëkure dhe pak minuta më vonë pasi u shemb në tokë, ndërroi jetë.
Prindërit kanë qenë të parët që i kanë dhënë ndihmën e parë fëmijës së tyre. Babai i hodhi ujë në fytyrë, në përpjekje për ta përmendur, një gjest që kishte efekt për momentin.
Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, ku mjekët u përpoqën ta sillnin në jetë, ajo nuk ia doli.
Prokuroria e Messinës, e drejtuar nga Maurizio de Lucia, ka nisur hetimet për vdekjen e 5-vjeçares.
Prokurori ka urdhëruar kryerjen e një autopsie në trupin e vajzës së vogël që do të sqarojë shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.
Nga simptomat që ka shfaqur e mitura, mjekët të paktën për momentin nuk përjashtojnë që mund të ketë qenë një goditje anafilaktike ose një aneurizëm, raportojnë mediat italiane.
Sipas të dhënave në internet, aneurizma e aortës është një sëmundje e fshehtë e cila rrezikon seriozisht jetën. Në shumicën e rasteve diagnoza vihet rastësisht, por nga ana tjetër ka edhe shumë pacientë te të cilët diagnoza vihet në çastin e çarjes së enës së gjakut. Mbi 80 % e këtij grupi pacientësh, për fat të keq, humbin jetën pa arritur të shkojnë në spital./Panorama
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...