Kush ka kaluar këto ditë pranë ish hotel Dajtit ka vënë re se pas disa vitesh si gërmadhë kjo ndërtesë do të rikonstruktohet.
Godina nën pronësinë e Bankës së Shqipërisë do të rikonstruktohet për një vlerë 16 milion euro dhe është projektuar nga i njëjti akitekt që realizoi godinën qendrore të Bankës së Shqipërisë. Ky rikonstruksion do të zgjasë diku tek 3 vite. Godina u ble nga Banka e Shqipërisë në vitin 2010 nga qeveria Berisha e asaj kohe. Nga ana tjetër, gjatë kohës që po rikonstruktohet godina qendrore e Bankës së Shqipërisë, ky institucion mori zyra me qera në vlerën e disa milion eurove.
Po ashtu, akoma nuk dihet se ku shkuan 7 milion eurot e vjedhura nga 2 punonjësve të Bankës së Shqipërisë.
Edhe pse u ble për 30 milion euro, ish-hotel Dajti u përdor fare pak nga BSH, ndërsa pjesa më e madhe godinës qëndron edhe sot e kësaj ditë si një rrënojë. Ndërkohë që tenderi i blerjes u cilësuar si abuziv dhe prokuroria ngriti një çështje për shpërdorim detyre kundrejt guvernatorit të asaj kohe, Ardian Fullani. Kujtojmë se ky i fundit u dëmshpërblye para pak kohësh me 420 milionë lekë të vjetra.
Tani ka filluar rikonstruksioni i kësaj godinë me diçka më shumë se gjysma e vlerës së blerjes në vitin 2010, pra 16 milion euro, shuma që tregojnë se kur vjen puna për shpenzime Banka e Shqipërisë është dorëlëshuar./ Lapsi.al
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...