Pedagogia Ilirjana Kuçana, njëkohësisht e afërmja e Jonadës së vogël, ka rrëfyer në një intervistë për mediat nga protesta momentin e ngjarjes tragjike që i mori jetën 7-vjeçares teksa qëndronte në breg me babain e saj.
Kuçana tregoi se në momentin e ngjarjes Jonada ka qenë në duart e babait të saj. Skafi i drejtuar nga Tase ka goditur fillimisht trupin e 7-vjeçares për t’u rikthyer më vonë e për t’i marrë jetën tragjikisht. Pedagogia rrëfeu sakrificat e babait të Jonadës së vogël dhe mallin që e rikthente në vendlindje çdo vit.
“Nuk është e thjeshtë për mua të flas. Ajo që ka ndodhur në familjen tonë është shumë e rëndë. Nuk kam komente për atë çfarë ndjen Bledi dhe Ermira. Dhimbja e tyre peshon aq rëndë sa nuk mund tua shpjegoj dot. Nuk mund tua shpjegoj se si është Bledi sot, gjyshe Nazmia, gjysh Ismeti, hallat që kanë parë skenën. Unë dua që të mos bëjnë politikë për këtë çështje. Unë që kur kam takuar Bledin dhe Ermirën jam çuar 3-4 herë për të parë vajzën. Të gjithë prindërit ndjenë frikë për fëmijët e tyre.
Bledi e ka pasur kapur prej dore vajzën. Kanë qenë duke notuar në breg të detit së bashku. Skafi ka ardhur e ka goditur njëherë, më pas e ka xhiruar dhe trupin e vajzës e ka grirë përmes helikave. Kam vetëm trishtim për atë që i ka ndodhur djalit të dajës tim. Sot kam dal për Jonadën, për Dean. Kam dalë që ajo që i ka ndodhur Jonadës të mos i ndodh askujt në botë.
Ne gjatë ditës kemi parë raste kur skafet kanë përplasur njerëz dhe nuk janë marrë masa, por kur ndodh nga oficer të policisë situata është më e dhimbshme. Dhimbja na ka kapluar por nuk na ka rrëzuar. Ermira dhe Bledi kanë kaluar shumë peripeci dhe sërish janë duke kaluar peripeci. Ka ikur 17 vjeç nga Shqipëria, me punë dhe dashuri ka krijuar një familje model dhe atdhedashuria e bënte të kthehej në Shqipëri”, tha pedagogia./lapsi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...