Në vijim ngjarjes në Shkodër, ku në rrethana ende të paqarta u plagos me armë të ftohtë (thikë) një 15 vjeçar dhe si pasojë e plagëve të marra humb jetën në spital, Policia ka identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, një 15 vjeçar që dyshohet si autor i kësaj ngjarjeje.
Shërbimet e Policisë gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes gjetën dhe sekuestruan mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit, ku mbeti i plagosur 15 vjeçari, i cili humbi jetën në spital.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se dhe 15 vjeçari i dyshuar si autor i ngjarjes është dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë) në sup, pa probleme për jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë po vijon veprimit intensive, në prani të psikologut dhe familjarëve, për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...