Google ADS

Dyshohet se ngacmoi seksualisht dy nxënëse, arrestohet mësuesi në Korçë

12:14 | 13 Nëntor 2024
Q L

Një mësues, i cili jepte mësim në një shkollë 9-vjeçare është arrestuar në qytetin e Korçës për ngacmim seksual.

Mësuesi Bledar Duro dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të shkollës.

Ai jepte mësim në shkollën “Sotir Gurra” në qytetin e Korçës.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin B. D., 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë mësues në një shkollë 9-vjeçare, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të shkollës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve./abcnews/

Të ngjashme