Dyshohet që një kosovar 80 vjeçar është mbytur në detin e Golemit

16:26 | 3 Korrik 2023
KRG

Regjistrohet viktima e parë, që humb jetën në brigjet e Adriatikut.

Viktimë ka mbetur një i moshuar, i cili ka ndërruar jetë në breg të detit teksa ka qenë duke u larë.

Ngjarja është regjistruar disa minuta më parë në plazhin e Golemit në Kavajë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa trupi pajetë është dërguar në morgin e spitalit të Durrësit ku do t’i nënshtrohet autopsisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme