4 punonjës policie në Durrës janë pezulluar nga detyrë për shkak për shkak se dyshohen për shpërdorim detyre.
Ndërkohë Kushtrim Selimi, ish Shef sektori pranë AMP Durrës, është shpallur në kërkim.
Sipas AMP, nga hetimet e kryera u siguruan prova se shtetasi Kushtrim Selimi, gjatë kohës që ka ushtruar detyrën si Shef sektori pranë AMP Durrës, duke shfrytëzuar atributet e pozicionit, ka zaptuar një sipërfaqe trualli, pronë shtetërore në lagjen “Kallm” të Durrësit, ku dhe ka ndërtuar në mënyrë të jashtëligjshme një vilë.
Kushtrim Selimi është ish punonjësi i AMP që u përfshi në skandalin e lajmeve të rreme dhe gjobë vënie me portalin e tij. Ai pasi u vetëdorëzua u la me masën e sigurisë detyrim për tu paraqitur. Sipas dyshimeve ai ka mundur të largohet nga Shqipëria pavarësisht se ndaj tij kishte masë sigurie. Dyshohet se ka ikur drejt Anglisë./abcnews/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...