Google ADS

Dyshohen për kontrabandë, pranga 2 doganierëve në Gjirokastër

10:50 | 15 Qershor 2019
Arbresh.info

Një doganier është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Gjirokastër.

“BalkanWeb” mëson se në pranga ka rënë doganieri Muharrem Mullai, ndërsa është shpallur në kërkim, Ardit Cani.

Nga të dhënat e para mësohet se dy doganierët dyshohet se kanë lejuar të futet një mjet tip fuoristradë i ngarkuar me pije energjike duke shmangur detyrimet doganore.

Ndërkohë hetimet vijojnë deri në zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme