Një muaj nga vdekja misterioze e katër turistëve rusë në Qerret të Kavajës, hetimet ende nuk janë mbyllur dhe autoritetet nuk kanë në dorë një shkak. Dyshimet janë se vdekja ka ardhur nga asfiksia apo klori, por deri tani nuk ka informacione të tjera.
Autoritetet shqiptare kanë dyshime se katër rusët që ishin dhe familjarë me njëri-tjetrin, janë vrarë duke përdorur agjentë biologjikë të jashtëm. Një prej viktimave, ishte dhe ish-gjeneral i lartë në Rusi. Katër viktimat janë: Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.
Mediat bëjnë me dije se për hetime më të plota dhe më të specializuara, do të përfshihet dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM), institucion në varësi të Forcave të Armatosura do të angazhohet në këto hetime. Ekspertët kanë kërkuar pikërisht ndihmën e kësaj agjencie për të zhvilluar një eksperiment për të provuar nëse turistët rusë janë helmuar vërtet me agjentë kimikë.
Ndërkohë, Prokuroria e Kavajës ka regjistruar procedimin penal për vdekjen e rusëve në mjediset e SPA të hotel “Gloria Palace”, si dhe disponon një serë provash, të cilat nuk i bën publike deri në përfundim të hetimeve. Procedimi penal është regjistruar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.
Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM) është institucion i cili organizohet dhe funksionon në mënyrë të centralizuar, si strukturë në nivel drejtorie të përgjithshme në Ministrinë e Mbrojtjes, me struktura varësie në territoret ku kryejnë veprimtarinë Forcat e Armatosura, brenda dhe jashtë vendit sipas zonave të përgjegjësisë dhe zonave të interesit.
AISM është pjesë e Bordeve të Inteligjencës së NATO, si dhe e Grupeve të Punës së Inteligjencës, Kundërinteligjencës dhe Sigurisë. Ajo bashkëpunon në fusha me interes reciprok, me institucione homologe dhe partnere të inteligjencës dhe sigurisë, të huaja dhe të vendit, si dhe me institucione brenda vendit, duke lidhur marrëveshje dy ose shumëpalëshe. Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes si pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes është vazhdimësi e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes dhe Shërbimit Informativ Ushtarak.
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...