Google ADS

Dyshimet për një të infektuar me COVID-19, vetëkarantinohen punonjësit e doganës dhe stafi mjekësor

10:36 | 24 Mars 2020
A. B.

Punonjësit e doganës së Tushemishtit dhe stafi mjekësor janë vetëkarantinuar, pas një rasti të dyshuar si i infektuar me virusin vdekjeprurës COVID-19.

Burime për “Panorama Online” konfirmojnë se vetëkarantinimi është bërë pasi një prej punonjësve kishte lidhje të afërta me një rast të konfirmuar.

Mësohet se punonjësit janë drejt ditëve të fundit të vetëkarantinimit, ndërsa dogana e Tushemishtit qëndron e mbyllur që prej datës 13 mars.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme