Google ADS

Dy vjetori i luftës në Ukrainë, Begaj: Jemi dëshmitarë të qëndresës heroike të popullit ukrainas për liri

09:25 | 24 Shkurt 2024
K.B

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në dy vjetorin e luftës në Ukrainë nga Rusia, ka thënë se është nga agresioni i pa provokuar dhe i pa justifikuar.

Ai ka thënë se jemi dëshmitarë të qëndresës heroike të popullit ukrainas për liri.

Ndërsa shton se Shqipëria do të jetë gjithmonë krah Ukrainës dhe popullit të saj

“Dy vjet nga agresioni i pa provokuar dhe i pa justifikuar ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës. Sot jemi dëshmitarë të qëndresës heroike të popullit ukrainas për liri, dinjitet dhe për mbrojtjen e vendit. Ukraina sot është ndërgjegjja jonë. Vlerat tona të përbashkëta dhe liria jonë janë në rrezik. Do të jemi gjithmonë në krah të Ukrainës dhe popullit të saj, si dhe në mbrojtje të vlerave universale”, ka shkruar Begaj./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Dy vjet nga pushtimi rus i Ukrainës, katër liderë perëndimorë bëhen bashkë në Kiev

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme