Abc sjell detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Devoll ku një fëmijë 2 vjeçar është dërguar në spitalin e Bilishtit pa shenja jete.
Në kohën kur nëna po kryente punët e shtëpisë, 2 vjeçari ka marrë një bidon gjysmë litër, duke menduar se ka qenë me ujë, por në fakt ka rezultuar se ishte raki.
Pasi e ka konsumuar sipas mjekëve rakia i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes duke i sjellë vdekjen. Nëna e ka gjeturtë voglin të shtrirë në dysheme dhe menjëherë më pas e kanë çuar në spital por fatkeqësisht fëmija ka ndërruar jetë në banesë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në fshatin Sul të Devollit.
Njoftimi i policisë
Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll. Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/
Masakra në Nju Orlins: I dyshuari shtetas amerikan, në makin...
Ambasadori Dugolli: I trishtuar nga sulmi i tmerrshëm terror...
Të shtëna me armë në Mal të Zi, raportohet për disa viktima
Nga sot energjia elektrike në Maqedoni më shtrenjtë për 0.92...
Trump reagon ashpër pas tragjedisë në New Orleans
Veriu s’gjeti qetësi as në 2024-ën, sfidat për autoritetet e...