Prekë Tonaj është një tjetër viktimë e hakmarrjes. Dy autorët kanë hyrë në lokalin ku viktima ka qenë ulur dhe i janë afruar duke e qëlluar per vdekje.
Mesohet se para se ta qëllojnë i kanë thënë edhe emrin e personit për të cilin po e vrasin.
47-vjeçari Prek Tonaj ka mbetur viktimë e një atentati mbrëmje e sotme në fshatin Grudë e Re në Shkodër. Ngjarja u regjistrua rreth orës 19:15, në një lokal në qendër të fshatit. Ishin 2 persona që e kanë qëlluar për vdekje 47 vjeçarin teksa ka qenë duke konsumuar kafe në lokal. Para se ta qëllojnë autorët ende të paidentifikuar i kanë thënë emrin e personit që të cilin po e vrasin.
Tonaj, punonjësi i Ujësjellës Kanalizime Shkodër, rezulton person me precendet penal, pasi në 2011 është arrestuar sepse së bashku me 2 persona të tjerë, tentuan të vrasin një person për hakmarrje në fshatin Vuksan të Shkodrës.
Nuk dihet ende nëse kjo ngjarje e 11 viteve më parë ka lidhje me ekzekutimin e sotëm të Tonaj. Burime bëjnë me dije se Prek Tonaj i janë vrarë edhe dy vëllezër vite më parë.
Autori nuk është identifikuar ende, teksa policia ka ngritur postblloqe, ndërsa ka nisur edhe marrja në pyetje e personave që kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes.
lexo edhe:
Vrasja në Shkodër, viktima punonjës i ujësjellës kanalizimeve
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë