Google ADS

Dy therje me thikë brenda një ore në Shqipëri

23:46 | 25 Dhjetor 2023
E.H

Një person rreth 35 vjeç është qëlluar disa herë me thikë pranë banesës së tij në Fushë Mamurras të Shqipërisë.

35-vjeçari është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, ndërsa policia e Kurbinit ndodhet në vendngjarje. Ende janë të paqarta shkaqet e ngjarjes dhe personat që kanë kryer plagosjen.

Rreth një orë më parë, një person u plagos me thikë në qytetin e Shëngjinit një person ende i paidentifikuar.

I plagosuri është paraqitur vetë pranë spitalit të Lezhës, por për shkak të plagëve të marra është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas mjekëve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka nisur si një konflikt i çastit mes disa personave, ndërkohë që ende nuk është bërë publik identiteti i të plagosurit./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme