Dy humbje jete dhe 947 të infektua është bilanci i Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 2103 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë për Covid-19, 424 qytetarë në Tiranë, 70 në Durrës, 53 në Fier, 45 në Shkodër, 35 në Vlorë, 27 në Sarandë, 24 në Lushnje, 22 në Patos, 21 në Lezhë, nga 19 qytetarë në Kamzë, Elbasan, 18 në Krujë, 17 në Berat, 15 në Kavajë, 13 në Gjirokastër, 12 në Divjakë, 11 në Himarë, nga 7 qytetarë në Vorë, Tepelenë, Kuçovë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Përmet, Korçë, nga 5 qytetarë në Shijak, Poliçan, Gramsh, nga 4 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, Belsh, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Mat, Roskovec, Dibër, Selenicë, Delvinë, Dimal, Skrapar, nga 2 qytetarë në Rrogozhinë, Pogradec, Devoll, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Tropojë, Bulqizë, Konispol, Kolonjë.
Aktualisht, bëhet e ditur se janë 4,777 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin.
Kurse, në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 26 pacientë.
Sa i përket rasteve fatale, nuk mundën t’i mbijetonin virusit një qytetar nga Lezha 52 vjeç, një qytetar nga Berati 74 vjeç.
Janë shëruar 403 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,473 që nga fillimi i epidemisë./abcnews.al/
Aksident me fatalitet në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezi...
Policia shqiptoi 1 mijë e 128 gjoba për 28 Nëntor
Sot do të mbahet konferenca mbi çrregullimin informativ me f...
Sulmohet zyrtari policor në Shtime, të dyshuarit në kërkim
Zhduket një e mitur në Prishtinë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt