Dy të vdekur e 1207 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

19:08 | 2 Gusht 2022
E.H

Në 24 orët e fundit është shënuar një rritje e ndjeshme e rasteve me Covid-19 në Shqipëri.

Nga 287 infektime që u raportuan dje, sot janë shënuar 1207 qytetarë të prekur nga virusi.

Dy qytetarë kanë humbur jetën, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 28 pacientë.

Janë 7,721 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë Shqipërinë./abcnews.al/

 

Të ngjashme