Google ADS

“Dy standardet e Ramës, punonjësit e administratës i shkarkon pa verifikim, po Xhafaj?”

14:20 | 19 Maj 2018
Arbresh.info

Ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan sërish për çështjen shumë të përfolur “Xhafaj”.

Sipas tij Rama po tregon se punon me dy standarde duke marrë shembull shkarkimet e punonjësve të thjeshtë të administratës.

Manjani tregon sesi Rama ka shkarkuar në vend, publikisht, punonjës të administratës për një ankesë të pa verifikuar. E ka bërë disa herë këtë gjë!

I ka shkarkuar për pretendime, jo fakte, që kanë të bëjnë me letra, apo veprime e mosveprime administrative!

Ndërsa Ministrin e Brendshëm që e aludojnë me fakte që favorizoi vëllain e tij trafikant droge, e MBRON!!!

Reagimi

Propagandistët e qeverisë këto ditë rreken të argumentojnë mbrojtjen e shokut Fatmir, me teorinë e “dy standardeve”.

Por, çuditërisht gabojnë në zgjedhjen e rastit model për krahasim. Secili zgjedh një rast nga kundërshtarët politikë…

Ndërkohë, Kryeministri ka shkarkuar në vend, publikisht, punonjës të administratës për një ankesë të pa verifikuar. E ka bërë disa herë këtë gjë!

I ka shkarkuar për pretendime, jo fakte, që kanë të bëjnë me letra, apo veprime e mosveprime administrative!

Ndërsa Ministrin e Brendshëm që e aludojnë me fakte që favorizoi vëllain e tij trafikant droge, e MBRON!!!

Ndaj, jam dakord që ka dy standarde, që justifikojnë një të vetëm:

Po u more me drogë je me imunitet!/Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme