Autoritetet greke njoftuan se kanë sekuestruar një sasi prej 128 kg kanabis në aksin që lidh Janinën me Athinën, në vendin e quajtur Komboti, 15 km larg qytetit të Artës.
Autoritetet greke njoftuan se kanë sekuestruar një sasi prej 128 kg kanabis në aksin që lidh Janinën me Athinën, në vendin e quajtur Komboti, 15 km larg qytetit të Artës.
Sipas policisë greke, lënda narkotike kishte destinacion Athinën dhe ishte ngarkuar brenda teritorit grek, në zonën paranë kufirit mes dy vendeve.
Në pranga kanë rënë dy shtetas shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë për momentin.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe makina e markës Saab me targa shqiptare.
Njërit prej dy të arrestuarve iu gjet edhe një kartë identiteti greke e falsifikuar, ndërsa prej verifikimeve të shenjave të gishtërinjve të tij, u gjet se autorit i ishte ndaluar të hyjë në Greqi për 5 vite pasi ishte akuzuar më parë për trafik narkotikësh.
Dy të arrestuarit do të dërgohen për masë sigurie, ndërsa hetimet do të vazhdohen prej anti drogës së Epirit./T.Ch/
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj