Dy shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident rrugor i cili ka ndodhur në Itali.
Dy makina “Mercedes Benz” u përplasën me njëra-tjetrën në autostradën “16” në Italinë fqinjë, në afërsi të Foggia-s.
Automjetet janë përplasur ballë për ballë.
Dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur nga mediat italiane, kanë mbetur të vdekur në vend, ndërsa pasagjerët e makinës tjetër janë transportuar në spital dhe raportohet se kanë pësuar dëmtime jo serioze për jetën./albeu.com
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...