Katër të burgosur, mes tyre dy shqiptarë, janë arratisur pasditen e së mërkurës në kohën që po dërgoheshin në burg në ishullin e Kretës.
Sipas burimeve policore, automjeti i burgut po dërgonte në tragetin që pritej të udhëtonte drejt ishullit të Kretës, katër të dënuarit, mes të cilëve të paktën dy janë shtetas shqiptarë.
Në rrethana që ende nuk dihet, gardianet harruan hapur portën e automjetit, çka u mundësoi katër të dënuarve të largohen me shpejtësi në drejtim të portës dhe në vazhdim u shpërndanë në rrugicat e Pireut të ndjekur nga forca të shumta policie, shkruan TCh.
Mësohet se deri më këtë moment është ndaluar vetëm njeri prej të burgosurve, ndërkohë që vijon operacioni për arrestimin e 3 të tjerëve.
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë