Dy raste të tjera të dhunës në familjet shqiptare!

09:20 | 29 Qershor 2018
Arbresh.info

Rastet e dhunës në familje kohet e fundit në Shqipëri kanë ardhur në rritje.

Sot zbulohen edhe 2 fenomene të tjera, një në Lushnjë dhe tjetra në Dibër.

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për dhunë në familje.

Në Lushnje u arrestua Erjon Haxhiu, 42 vjeç, i dënuar me 1 vit burg.

“Ndalim i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e datës 13.06.2016, e ka dënuar me 1 vit burg, për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje” parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal” sqaron policia.

Ndërsa në Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi Durim Kica, 41 vjeç.

Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Peshkopisë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish bashkëshortes së tij shtetases M.V, dhe vajzës së tij të mitur.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Dhunë në familje”, “Keqtrajtim i të miturve”, parashikuar nga nenet 130/a/4, dhe 124/b/1 të Kodit Penal./Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme