Dy raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar mbrëmjen e së premtes në Elbasan. ABC raporton se bëhet fjalë për një burrë dhe një grua rreth 50-55-vjeçarë.
Kozarja raporton se dy rastet janë përcaktuar gjatë ekzaminimit të mushkërive më skaner. Po ashtu, raportohet se ka dyshime që dy rastet e reja të jenë infektuar në Spitalin e Elbasanit dhe kthehen kështu në një vatër të re infeksioni.
Si pasojë e gjendjes së rënduar të frymëmarrjes, një prej të infektuarve në qytet po dërgohen me ambulancë drejt Infektivit në Tiranë.
Drejt Infektivit është dërguar një nga personat që u konfirmua në mbrëmje si dhe një tjetër i konfirmuar më herët gjatë ditës.
Rama prezanton planet për 2025
Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Yamal: Nuk ka rëndësi kush është në finale, ne duam titullin
Deklaratat e Trump për Groenlandën, OKB: Sovraniteti dhe int...
Mbi 1.5 milion njerëz mbesin pa energji elektrike në Kalifor...