Google ADS

Dy makina përplasen në Berat, policia në vendngjarje

17:57 | 16 Nëntor 2020
Arbresh.info

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Berat. Dy automjete, prej të cilëve një tip Fiat me targa AA 102 BS dhe një tjetër tip BMW janë përplasur me njëri tjetrin.

Nga përplasja nuk ka pasoja në njerëz por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë blutë e Beratit të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të saj./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme