Google ADS

Dy humbje jete dhe 974 të infektuar me koronavirus në 24 orë në Shqipëri

18:04 | 5 Korrik 2022
E.H

Dy humbje jete dhe 974 të infektuar është bilanci i sotëm për situatën e krijuar nga koronavirusi në Shqipëri.

Në raportimin ditor të rasteve, MSH bën të ditur se nga 2153 testime të kryera, pozitivë për koronavirusin kanë rezultuar 438 qytetarë në Tiranë, 61 në Vlorë, 54 në Shkodër, nga 41 qytetarë në Durrës, Fier, 31 në Berat, 26 në Sarandë, 25 në Lushnje, 21 në Lezhë, 18 në Gjirokastër, 17 në Krujë, 15 në Dimal, nga 12 qytetarë në Kavajë, Divjakë, nga 11 qytetarë në Himarë, Elbasan, nga 10 qytetarë në Vorë, Roskovec, Tepelenë, nga 9 qytetarë në Korçë, Kurbin, 8 në Malësi e Madhe, nga 7 qytetarë Kamëz, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Pogradec, Gramsh, nga 4 qytetarë në Tropojë, Dibër, Mat, Selenicë, Përmet, Kolonjë, Skrapar, nga 3 qytetarë në Mirditë, Poliçan, nga 2 qytetarë në Këlcyrë, Devoll, Belsh, Librazhd, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Shijak, Rrogozhinë, Mallakastër, Delvinë, Memaliaj.

Kurse, aktualisht janë 4,235 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 24 pacientë.

Sa i përket rasteve fatale, humbën jetën dy qytetare nga Tirana të moshave 64-74 vjeç.

Janë shëruar 377 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,070 që nga fillimi i epidemisë./abcnews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme