Humbjet e jetës nga Covid-19 duke se janë kthyer për të ndenjur gjatë.
Në 24 orët e fundit dy qytetarë të tjerë nuk kanë mundur që t’i mbijetojnë luftës me sëmundjen.
Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën po ashtu të ditur se nga 2221 testime të kryera, pozitivë për Covid-19 rezultuan 1001 qytetarë në Shqipëri.
Të infektuarit u regjistruan në këto bashki: 464 në Tiranë, 73 në Durrës, 37 në Sarandë, 36 në Vlorë, 32 në Fier, 25 në Kamzë, nga 24 qytetarë në Lushnje, Elbasan, nga 23 qytetarë në Krujë, Gjirokastër, 18 në Berat, 16 në Dimal, 14 në Kavajë, 13 në Gramsh, nga 12 qytetarë në Kurbin, Korçë, 11 në Roskovec, nga 10 qytetarë në Bulqizë, Patos, Divjakë, nga 9 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Dibër, Himarë, 8 në Tepelenë, nga 7 qytetarë në Kukës, Mallakastër, 6 në Vorë, nga 5 qytetarë në Delvinë, Kuçovë, nga 4 qytetarë në Shijak, Përmet, Poliçan, nga 3 qytetarë në Pukë, Mat, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Tropojë, Këlcyrë, Maliq, Devoll, Kolonjë, Belsh, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Selenicë, Libohovë, Pogradec, Skrapar, Librazhd.
Kurse, aktualisht janë 5,644 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Ndërsa, në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 31 pacientë.
Sa i përket rasteve fatale, bëhet fjalë për dy qytetarë nga Tirana të moshave 63-76 vjeç.
Janë shëruar 687 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,889 që nga fillimi i epidemisë./abcnews/
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...