Mbërriti mbrëmjen e kaluar trupi i pajetë i ish-Presidentit Bujar Nishani.
Makina me arkivolin e tij kaloi pikën e kufirit të Morinës mes Kosovës dhe Shqipërisë, aty ku u zhvillua një ceremoni e improvizuar nga forcat policore kosovare të kufirit në Morinë.
Arkëmorti do të vendoset në sallën “Skënderbeu” në Presidencë, ku familjarët do të presin vizita dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës. Homazhet do të zhvillohen për dy ditë me radhë.
Sot paradite në orën 10:00-14.00 dhe pasdite 16.30-22.00, familja do të presë vizitat e rastit dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës.
Protokolli i shtetit do t’i zhvillojë ato në Presidencë nga ora 10:00 – 12:00 edhe nesër, për ta përcjellë më pas në banesën e fundit në varrezat e Sharrës.
Pas orës 12:00 arkëmorti me trupin e ish-Presidentit, i shoqëruar nga kortezhi mortor, shkon në këmbë deri në urën që kryqëzon unazën me bulevardin Dëshmorët e Kombit, për t’u nisur më pas drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia mortore me fjalime lamtumire.
Ish-Presidenti Bujar Nishani ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare, në një spital në Gjermani, ku kurohej prej 21 Prillit nga një sëmundje e rëndë në mushkëri.
Ai u zgjodh në krye të shtetit në moshën 45-vjeçare, duke u bërë Presidenti në moshën më të re i Republikës së Shqipërisë./noa.al/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...