Një ditë pas publikimit të përgjimit audio kundër vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, në zyrë këtij të fundit i kanë shkuar dy kolegë, zyrtarë të lartë të PS-së.
Në godinën e Ministrisë është parë të hyjnë Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar si dhe deputeti Erjon Braçe. Nuk ka asnjë lloj informacioni deri më tani se për çfarë kanë diskutuar palët. Presioni i ushtruar nga opozita nuk ka qenë i vogël dhe mbetet ende mister nëse Ministri i Brendshëm do të japë apo jo dorëheqjen.
Nga ana tjetër Qeverisë në Tiranë i mungon “koka”, pasi Edi Rama është në një vizitë zyrtare drejt Parisit, aty ku ka takuar Presidentin Macron.
Pas publikimit të përgjimit audio kundrejt Agron Xhafajt, reagimi i vetëm zyrtar ka qenë ai i Taulant Ballës, i cili tha se prokuroria duhet të hetojë çështjen e të dënojë fajtorët, qofshin këta të akuzuarit (Agron e Fatmir Xhafaj), apo akuzuesit (vetë PD).
Eagimi tjetër, po ditën e djeshme, ka qenë ai i vetë të akuzuarit Agron Xhafaj. Ky i fundit ka depozituar në prokurori një kallëzim penal për shpifje, drejtuar PD-së./Gazeta Express
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner