Dy aksidente në Sarandë, pushuesit e huaj marrin lëndime dhe fraktura serioze

21:23 | 21 Korrik 2019
Arbresh Info

Dy turistë të huaj janë aksidentuar rëndë në plazhin e Sarandës teksa po drejtonin motorra. Aksidentet kanë ndodhur në orare të ndryshme.

Si pasojë e tyre shtetasi Italian në moshën 33 vjeçare është lënduar rëndë duke pësuar një sërë frakturash në trup. Po ashtu rëndë është lënduar dhe turisti tjetër, një shtetas suedes në moshën 24 vjeçare.

Të dy rastet u transportuan me helikopter për në spitalin e traumës në Tiranë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme