Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se për herë të parë Durrësi do të përfshihet në “Garën e Velave të Italisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama theksoi se turi ka nisur nga Genova dhe do të ndaloj në 10 qytete turistike përfshirë Durrësin, përcjell Arbresh.info.
“Të gjithë qytetarët e Durrësit por dhe turistët e shumtë do të kenë mundësi të shijojnë spektaklin e 30 varkave me vela që do të lundrojnë në ujërat pranë shëtitores “Taulantia”, një event sportiv që i shtohet bashkëpunimeve të shumta mes Italisë dhe Shqipërisë, e që për më tepër i shërben promovimit të turizmit dhe bukurive të panumërta të Durrësit”, shkroi Rama./Arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...