Durrësi po bëhet gati për sezonin turistik. Fundjava me diell solli jo pak turistë në qytetin bregdetar. Të huajt janë ata që kanë jo pak interes për këtë qytet.
“Ne jemi nga Kanadaja. Është hera e parë që vizitojmë qytetin e Durrësit dhe është një qytet shumë impresionues. Pamë kalanë dhe muzeun e Durrësit , do të qëndrojmë deri të hënën.”
“Ne jemi një grup që vijmë nga shtete të ndryshme si nga Italia, Spanja. Është hera e parë që vijmë në Durrës dhe fundjavën do të qëndrojmë këtu.”
Të shumtë janë edhe ata që zgjodhën të shijonin rrezet e diellit pranë zonës së plazhit.
“Bregdeti i Durrësit, një nga më të frekuentuarit gjatë sezonit veror, po bëhet gati për çeljen e sezonit turistik. Prapa krahëve të mi janë fadromat të cilat po heqin leshterikun e krijuar më së shumti edhe gjatë reshjeve të këtyre ditëve. Pas kësaj do të nisë edhe dezinfektimi për t’i hapur rrugë frekuentimit nga Turistët vendas dhe të huaj.”
Drejtori i shërbimit komunal për zonën plazhit thotë se është pastruar afro 7.5 km vijë bregdetare.
“Kemi më se dy javë që po punojmë çdo ditë për heqjen e leshterikut, jemi në përfundim të punës tonë dhe brenda javës plazhi do të jetë gati për operatorët turistikë. Kemi filluar nga përroi agait dhe sot punëtorët kanë mbërritur deri këtu. Dhe tani mendojmë dezinfektim, plugim dhe vendosja e çadrave”, thotë Alfred Dhuli, Drejtor i Shërbimit Komunal për Plazhin, Bashkia Durrës.
Në bashkinë e Durrësit thonë se fokusi për këtë sezon turistik mbetet siguria dhe një shërbim sa më i mirë për pushuesit.
“Synojmë që të kemi afro 20-30 % më shumë turistë se një vit më parë. Ka nisur verifikimi i bizneseve për vendosjen e rojës bregdetare”, thotë Floreta Kertusha, përfaqësuese e Drejtorisë së Politikave të Zhvillimit, Bashkia Durrës.
Megjithatë nuk do të mungojnë edhe risitë.
“Në sektorin e peshkimit do të kemi 5 anije peshkimi që mund të përdoren nga pushuesit për peshkim. Janë tre pikënisje, Kepi Rodonit, Gjiri i Lalzit dhe Porti i Durrësit.”
Në qytet janë vendosur edhe 5 infopoint me informacione për zonat arkeologjike dhe kulturore që mund të vizitohen nga pushuesit gjatë sezonit turistik veror./tv klan.al/
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...