Pas tërmetit shkolla 9-vjeçare “Naim Babameto” në Durrës pësoi dëmtime të rënda, gjë që bënte të pamundur zhvillimin e mësimit në shkollë. U vendos që 750 nxënësit e kësaj shkolle ta vazhdojnë mësimin pasdite në shkollën e mesme “Lonik Tomeo”, Durrës.
Transporti i nxënësve bëhet me autobus, ku për transportin e tyre janë vënë në dispozicion vetëm 3 autobus. Fiks Fare vërtetoi që një autobus merr për një rrugë 150 nënës për t’i transportuar në shkollë.Drejtoria e shkollës është në dijeni por fajin ia hedh Zyrës Arsimore Durrës me pretendimin se ata i kanë çuar aq autobus, ndërkohë që ZVA Durrës përgjegjësinë ia hedh drejtorit të shkollës. Ky i fundit sipas kësaj zyrë ka bërë një marrëveshje me prindërit për të gjetur këtë zgjidhje për transportin e nxënësve./TCH
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...
Çitaku thërret konferencë për media
Sot bëhet përurimi i Parkut të Ulpianës, merr pjesë Rama