Durrës, të shtëna me armë zjarri dyshohet për atentat

08:34 | 6 Qershor 2017
Arbresh.info

Të shtënat me armë zjarri të regjistruara mbrëmjen e djeshme në qendër të Durrësit kanë alarmuar qytetarët.

Dëshmitarët në vendngjarje kanë thënë se është qëlluar nga një automjet i bardhë në drejtim të bilardos, që ndodhet në bulevardin “Dyrrah”, pranë Pallatit të Kulturës.

Nuk e dihet ende kush ka qenë shënjestra e autorëve, që nga policia e Durrësit dyshohet se bëhet fjalë për një atentat, raporton DurresLajm.

Burime nga policia, bënë të ditur se kanë nisur hetimet për të zbardhur objektivin e atentatorëve.

Policia nuk përjashton asnjë pistë, pasi shënjestër e të shtënave mund të ketë qenë ndonjë person që ka kaluar në atë zonë, plumbat mund të kenë pasur për objektiv bilardon, afër së cilës u regjistrua ngjarja e rëndë, apo dy të shoqëruarit deri tani në polici.

Policia ka ngritur postblloqe në të gjithë qytetin. Deri tani, në spital nuk është paraqitur asnjë i plagosur ose i lënduar nga të shtënat me armë zjarri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme