Google ADS

Durrës, shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, banorët mund të pezullojnë falas kontratat e furnizimit me ujë

09:36 | 13 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton të gjithë abonentët, të cilët janë larguar nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit se mund t’i pezullojnë kontratat e furnizimit me ujë me UKD duke filluar që nga ky muaj.

UKD bën me dije se pezullimi i kontratës do të jetë falas (ndërkohë që më parë ky veprim kushtonte 2000 lekë). Për pezullimin e përkohshëm të kontratës abonentët duhet të paraqiten personalisht pranë zyrave të UKD-së dhe të kenë me vete librezën e ujit dhe kartën e identitetit.

Afati për pezullimin e kontratave është deri në 31 janar 2020. Në lidhje me pagesën e faturës për muajin nëntor, UKD njofton se nuk do të aplikohet kamatë në rast të vonesës nga ana e qytetarëve, duke pasur parasysh problemet e shfaqura nga pasojat e tërmetit./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme