Google ADS

Durrës, shpërthejnë bombolat në fabrikën e gazit në Porto Romano

09:01 | 18 Qershor 2022
E.H

Në fabrikën e gazit në Porto Romano në Durrës ka patur disa shpërthime të bombulave.

Sipas informacioneve paraprake, banorët janë larguar nga zona.

Zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë vënë nën kontroll situatën.

Ngjarja nuk përbën rrezik për portin e hidrokarbureve.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 08:30, në Porto Romano, Durrës, ka rrënë zjarr në depozitat e gazit.

Me ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve dhe policisë, zjarri është fikur. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet vendngjarje ku vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme