Google ADS

Durrës, po rrezikonte të mbytej në det, shpëtohet 25-vjeçari

15:00 | 14 Gusht 2020
Arditë Shkodra

Policia e Durrësit ka shpëtuar një 25-vjeçar që po rrezikonte të mbytej në det. Në një njoftim për mediat, mësohet se kanë qenë dy oficerë, të cilët po patrullonin në bregdet me biçikleta dhe aty kanë dëgjuar të riun që kërkonte ndihmë.

Ata janë futur në det dhe kanë nxjerr prej andej 25-vjeçrin nga Lushnja, duke i dhënë ndihmën e parë dhe tashmë i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

“Sot rreth orës 12:30, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të cilët kryejnë patrullimin me biçikletë kryesisht në bregdet, në lagjen nr.1, në plazhin e Currilave, kanë dëgjuar në zë i cili kërkonte për ndihmë.

Menjëherë shërbimet e Policisë janë futur në det dhe si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, kanë bërë të mundur nxjerrjen në breg, të shtetasit M.K., 25 vjeç, banues në Lushnje, dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Fatmirësisht shtetasi M.K., është jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia.

Të ngjashme