Google ADS

Durrës: Moti i ligë pengon lundrimin në det, tragetet ndryshojnë orarin e nisjes

10:47 | 28 Shtator 2020
Arbresh.info

Moti i ligë dhe deti i dallgëzuar ka penguar lëvizjen e trageteve në dy anët e Adriatikut.

Kapiteneria e portit detar të Durrësit bën me dije se tragetet nuk janë nisur natën e kaluar nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas.

Shkak është bërë forca prej 7 ballësh në det të hapur. Pranë brigjeve situata detare ka qenë më e qetë. Tragetet e linjës janë nisur vetëm mëngjesin e sotëm nga Durrësi dhe nga Bari, për të mbërritur në portet respektive pas mesditë./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme